UNICEF: 200 milionë femrave po u gjymtohen organet gjenitale

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Më shumë se 200 milionë gra dhe vajza në të gjithë botën kanë pësuar dëmtime të organeve gjenitale, ku gjysma e tyre jetojnë në Egjipt, Etiopi dhe Indonezi.Indonezi

Sipas një raporti statistikor të publikuar nga UNICEF të enjten, ky fenomen po përhapet shumë në vende si Somali apo Guine, ndërsa norma në përgjithësi ka rënë në 30 shtete të botës. Kombet e Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund kësaj praktike të dëmtimit të organeve gjenitale tek femrat deri nga viti 2030, një nismë që ka filluar që nga shtatori i vitit të kaluar nga të gjithë vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Nga 200 milionë viktima të dëmtimit të organeve gjenitale, 44 milionë prej tyre janë vajza të moshës nga 14 vjeç e poshtë. Në 30 vendet ku ky fenomen është më i përhapur, pjesa më e madhe e femrave kanë pësuar dëmtime të organeve gjenitale para se të mbushin 15 vjeç. Sipas UNICEF, kjo praktikë është shkelje e qartë e të drejtave të fëmijëve.

“Në vende si Somalia, Guine dhe Djibouti praktika është universale”, thotë Claudia Cappa, autorja kryesore e raportit. “Të lindësh në këto shtete do të thotë se probabiliteti që t’i nënshtrohesh kësaj praktike është 9 me 10”.

Gjithsesi, autorja e studimit thekson se qëndrimi në lidhje me këtë praktikë ka filluar të ndryshojë, ku pjesa më e madhe e njerëzve duan që t’i jepet fund. Që nga viti 2008, më shumë se 150 mijë komunitete e kanë braktisur praktikën e dëmtimit të organeve gjenitale, ku vetëm vitin e kaluar ishin 2 mijë. Pesë shtete kanë miratuar ligjin për dënimin e kësaj praktike: Kenia, Uganda, Guinea-Bissau, Nigeria dhe Gambia.

Ky ritual i vjetër, i cili praktikohet më shumë në vendet afrikane dhe më pak në ato aziatike dhe Lindjen  e Mesme, lidhet me heqjen e një pjese të brendshme të organeve gjenitale tek femrat. Në shumë shtete vajzat i nënshtrohen këtij rituali para moshës 5 vjeç. Komunitetet që e kryejnë këtë ritual e konsiderojnë atë si parakusht për martesë. Disa madje e shohin atë si obligim fetar, edhe pse nuk është e përmendur në Bibël ose Kuran. Në disa raste vajzat kanë aq shumë gjakderdhje sa mund të vdesin.

Burimi: Daily Mail / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës