“Urina, një kurë për qindra sëmundje”

Përdorues të shumtë të YouTube po filmojnë veten duke pirë urinë pasi sipas tyre është një kurë e mirë për një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh.

Procesi i të pirit të urinës tënde është në fakt pjesë e mjekësisë alternative e njohur si terapia e urinës, ku njerëzit e pinë siç është ose e përdorin për masazh për lëkurës, pasi siç duket detoksifikon të gjithë trupin ndërkohë që mund të kurojnë edhe ndonjë sëmundje.

Pavarësisht përfitimeve shëndetësore që mund të ketë, shumë blogurë të shëndetit po postojnë video jo vetëm duke e pirë urinën, por duke e përhapur atë në të gjithë fytyrën dhe flokët.

“Është një nga format më të mira të vitaminave dhe lëndëve ushqyese që mund të merrni, dhe supozohet të zhdukë parazitët”, thotë blogerja Rain Florence, e cila ka mbi 100 mijë subscriber në YouTube.

Blogerja pretendon se urina mund të ndihmojë në kurimin e më shumë se 100 sëmundjeve apo çrregullimeve të tjera.

Urina sipas saj është e mirë edhe për parandalimin e shfaqjes së parakohshme të rrudhave në fytyrë dhe eliminimin e zbokthit në flokë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen