Ushqime të shëndetshme që pastrojnë trupin nga parazitët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Lëngu i limonit– Limoni është një burim shumë i mirë i vitaminës C, e cila njihet gjerësisht si detoksifikuese dhe si përbërës që djeg dhjamin. Dr. Frank Lipman këshillon që të pini një gotë lëng ujë me limon çdo mëngjes, pasi ndihmon në procesin e tretjes.ushqime

Perimet me gjethe jeshile – Këto perime mund t’i konsumoni në mënyra nga më të ndryshmet, të pagatuara, të ziera, të bëra lëng etj. Ato rrisin nivelin e klorofilit në sistemin tretës, që ndihmon trupin në nxjerrjen jashtë të lëndëve toksike.

Frutat e freskëta – Ato janë shumë të pasura në vitamina, antioksidantë, fibra dhe në shumë përbërës mjaftë të nevojshëm në pasjen e një organizmi të shëndetshëm.

Lulelakra – Ajo është një perime që përgjithësisht, në shumë kultura, konsumohet më së shumti gjatë periudhës së fundvitit, ku simbolizon fatin dhe mbarësinë, por jo vetëm kaq. Lulelakra është një ushqim që shërben si një pastrues shumë i mirë i mëlçisë. Këshillohet që ajo të përzihet me mollë dhe arra.

Rrepat\panxhari – Fibrat që ndodhen te rrepat rrisin prodhimin e enzimave antioksiduese që ndodhen në mëlçi, dhe që ndihmojnë që mëlçia dhe fshikëza të jenë të shëndetshme.

Hudhrat dhe xhenxhefili – Ato janë shumë të shëndetshme për mëlçinë, sepse ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira, të cilat janë shumë të dëmshme.

Çaji jeshil, është shumë i mirë për të pasur një mëlçi sa më të pastër dhe të shëndetshme.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit