Ushqimet e pasura me acid folik dhe omega 3

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Acidi folik dhe acidet yndyrore omega 3 janë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Të dyja ato mund të merren nga disa burime ushqimore.

Përfitimet e acidit folik në organizëm.

Acidi folik në fakt është pjesë e vitaminave B. Mungesa e tij çon në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore. Ja çfarë roli luan acidi folik në organizëm:

  • Ai është i rëndësishëm për funksionimin siç duhet të sistemit nervor, pasi promovon prodhimin e neurotransmetueve – substancat kimike që lejojnë qelizat nervore të komunikojnë me njëra-tjetrën.
  • Acidi folik mbron sistemin kardiovaskular duke ulur tensionin e lartë të gjakut dhe parandaluar mpiksjen e gjakut. Ai është gjithashtu i mirë për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, që transportojnë molekulat e oksigjenit.
  • Kjo lëndë ushqyese është shumë e rëndësishëm tek gratë shtatzëna. Mosmarrja në dozë të mjaftueshme e tij çon në defekte në lindje.
  • Mbron shëndetin e mëlçisë, zorrëve, veshkave.
  • Lufton aneminë

Përfitimet e acideve yndyrore omega 3

Acidet yndyrore omega 3, siç mund të kuptohet edhe nga emri, janë në fakt yndyra të shëndetshme.

  • Ato mbrojnë zemrën duke ulur nivelet e kolesterolit të keq, dhe rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, si ataku në zemër dhe goditja në tru.
  • Yndyrat Omega 3 parandalojnë gjithashtu inflamacionin, që mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore, duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, deri tek artriti dhe kanceri.
  • Acidet yndyrore omega 3 janë të nevojshme edhe për funksionin e trurit. Ato ndihmojnë për zhvillimin mendor të fëmijës dhe parandalojnë sëmundjen e parkinsonit tek të moshuarit.

Ushqimet e pasura me acid folik

  • Thjerrëzat
  • Fasulet
  • Shparg
  • Spinaqi
  • Brokoli
  • Drithërat
  • Barishtet

Ushqimet e pasura me acide yndyrore omega 3

  • Peshqit e yndyrshëm (salmoni, sardelja, trofta etj)
  • Farat e lirit dhe vaji i tyre
  • Bajamet
  • Bifteku
  • Lulelakra
  • Qumështi
  • Kosi
  • Qumështi i sojës
  • Lëngjet e frutave
  • Vaji kanola
  • Vaji i sojës

 Burimi: Health Digezt / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?