Ushqimet më të mira për flokë të shëndetshëm

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nuk është e vështirë të supozojmë se sekreti për flokë të bukur dhe me volum është të shkojmë rregullisht në sallon bukurie. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që mund të keni flokë të shëndetshëm, të gjatë dhe me volum edhe nëse përfshini disa ushqime të caktuara në dietë.

Këto janë disa nga ushqimet më të mira për flokë të gjatë, të butë dhe me volum.

Djathi – Ndihmon në rritjen e flokëve

Djathi është i pasur në lëndë ushqyese që ndihmojnë në rritjen e flokëve.

Gocat e detit – Forcojnë dhe trashin flokët

Mungesa e zinkut thuhet se dobëson strukturën proteinike që krijon folikulat e flokëve. Prandaj, konsumimi i ushqimeve të pasura në zink, si gocat e detit, do t’ju ndihmojë të forconi rrënjët e flokëve, në mënyrë që të rriten më të shëndetshme.

Mish shpendi – Forcon rrënjët dhe parandalon rënien e flokëve

Proteinat tek mishi i shpendëve forcojnë rrënjët dhe ndihmojnë në rritjen e flokëve. Kur nuk merrni mjaftueshëm proteina, trupi racionin proteinat që i kanë mbetur, gjë që dëmton flokët dhe shkakton rënie të tyre.

Salmon – për shkëlqim dhe rritje të flokëve

Salmoni është i pasur në acide yndyrore omega 3 që ushqejnë gjëndrat yndyrore rreth folikulës së flokut, duke u dhënë më shumë shkëlqim. Acidet kanë gjithashtu veti anti-inflamatore që ndihmojnë në hapjen e folikulave të flokut dhe rritjen e shëndetshme të tyre.

Spinaqi – Parandalon formimin e majave

Spinaqi është i pasur në lëndë të ndryshme ushqyese, si vitamina A, C, hekur dhe beta-karotene. Këto lëndë ushqyese mbajnë skalpin dhe flokët të shëndetshëm dhe të butë, duke parandaluar kështu formimin e majave të dyfishta të flokëve.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës