Ushqimet më të rrezikshme që stimulojnë helmimet ushqimore

Ergys Ramosaço , infeksionist

helmimUshqimet me mundësi më të madhe kontaminimi, me pasojë shfaqjen e infeksioneve të traktit tretës janë ato që ne i konsumojmë të papërpunuara termikisht, ato me bazë shtazore, qumështi dhe nënproduktet e tij, veza; gjithmonë nëse nuk është treguar kujdes në ruajtjen dhe gatimin e tyre.

Komplikacionet që mund të shfaqen gjatë infeksioneve të traktit tretës janë të lidhura ngushtësisht me gravitetin e çrregullimeve hidro- elektrolitike, si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe kripërave minerale, përmes të vjellave dhe diarresë. Në raste të patrajtuara apo të pamjekuara mund të shfaqet dehidratimi, hipotensioni arterial apo pamjaftueshmëria e funksionit të veshkave. Ulja e sasisë së urinimit është pararendëse e të gjitha komplikacioneve të mësipërme. Konsumimi i lëngjeve dhe normalizimi i sasisë së urinimit janë treguesit e mosshfaqjes së komplikacioneve apo e efikasitetit të trajtimit të komplikacioneve të gastroenteriteve.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë