Ushqimet, një terapi plotësuese për të ndihmuar nga dhimbjet e migrenës

Përveç medikamenteve, shumë njerëz kërkojnë terapi plotësuese për të parandaluar dhimbjet e mëdha që vijnë nga migrena. Jo të gjitha trajtimet që do të përmendim vlejnë për të gjithë njerëzit. Më parë duhet të konsultoheni me mjekun se cila mënyrë është më e dobishme për ju.

  • Dieta: migrena fotoPër fat të keq nuk ekziston asnjë dietë standarde që të eliminojë dhimbjet nga migrena. Por ajo çfarë duhet të hani, janë ushqimet e freskëta dhe të papërpunuara, në mënyrë që mos të fusni kimikate që mund t’ju rëndojnë në trup. Kur është fjala për parandalimin e migrenës, mënyra si hani dhe kur hani është po aq e rëndësishme sa ajo çfarë hani. Mundohuni të mos i mënjanoni vaktet kryesore. Hani 5-6 vakte të vogla në ditë dhe kjo do t’ju ndihmojë që t’i përballoni më lehtë dhimbjet që mund t’ju shfaqen edhe nga uria.
  • Vitaminat, mineralet dhe suplementet bimore: Disa vitamina, minerale dhe shtojca bimore mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve të migrenës. Vitamina B, magnezi, MIG-99, Co-Q10 (është substancë e ngjashme me vitaminat që veprojnë si antioksidues në trup).
  • Mënjanimi i stresit dhe ankthit mund të jenë një mënyrë e mirë për të shmangur dhimbjet që shkaktohen nga migrena.
  • Lëvizja e rregullt (ose aktiviteti fizik) mund të ndihmojë uljen e frekuencës dhe intensitetit të dhimbjeve. Bëni ushtrime të moderuara si not, vrap, ecje.
  • Flini mjaftueshëm dhe qetë.
  • Kini kujdes! Mos bëni ushtrime fizike me intensitet të lartë, sepse ju shkakton dehidratim dhe tronditje të mëdha që çojnë në dhimbje më të forta të kokës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit