Ushqimet për një sistem imunitar të fortë

body defense

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shalqiri

Nuk është vetëm freskues. Shalqiri përmban gjithashtu një sërë antioksiduesish të quajtur  glutatione. Këta përbërës forcojnë sistemin imunitar duke luftuar kështu infeksionet.

Kosi me pak yndyrë

Probiotikët e gjendur tek kosi dhe produktet e tjera të fermentuara mund të lehtësojnë ftohjen. Duhet të konsumoni gjithashtu edhe ushqime të pasura me vitaminë D. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D mund të jenë më të predispozuar që të preken nga gripi dhe ftohja.

Spinaqi

Do të gjeni një sërë lëndësh ushqyese tek ky “super ushqim”. Një nga këto është folate, që ndihmon trupin në prodhimin e qelizave të reja dhe riparimin e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu i pasur në fibra, antioksidues si vitamina C etj.

Hudhra

Ky përbërës kryesor në kuzhinë nuk është vetëm për t’u dhënë shije ushqimeve. Hudhra e pagatuar mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve të lëkurës falë aftësisë së saj për të luftuar bakteret, viruset dhe mykun. Për të marrë sa më shumë përfitime, duhet të përdorni hudhrën e gjallë dhe jo atë pluhur. Suplementi i hudhrës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

Supa e pulës

Ka një të vërtetë shkencore pas kurës për ftohje e preferuar nga gjyshja. Supa  epulës e përgatitur në shtëpi realisht mund të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ju ndihmon ta rimerrni veten shpejt. Për më tepër, ajo është e pasur me një përbërës të quajtur karnosine, që mund të mbrojë trupin nga virusi i gripit.

Frutat e pyllit

Është një kurë e lashtë popullore. Këto fruta janë të pasura me lëndë ushqyese të quajtura antioksidues, që mund të luftojnë inflamacionin. Tek disa studime laboratorike, ka rezultuar që frutat e pyllit mund të bllokojnë viruset e gripit. Megjithatë shkencëtarët theksojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore.

Kërpudhat

Kërpudhat ju sigurojnë mineralin e selenit dhe vitaminat B si riboflavin dhe niacin. Këto lëndë ushqyese ju ndihmojnë në disa mënyra. Nëse keni mungesë në selen, mund të prekeni më shpesh nga gripi. Riboflavina dhe niacina nga ana tjetër luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sistemit imunitar.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)