Ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse ju ka zënë gripi

Nëna Natyrë i ka bërë gjërat shumë më të thjeshta. Një virus shkatërrohet vetëm me një antivirus. Por në rastet e nevojës së një kure të menjëhershme kundër virozave, atëherë kërkoni në kuzhinë.

Lëng perimesh

Lëngjet me perime dhe fruta janë fantastike nëse ju ka zënë gripi. Kështu do të mund të merrni antioksidues që forcojnë sistemin imunitar, mbrojtësin e trupit kundër baktereve.

Supë pule

Disa të dhëna shkencore tregojnë se supa e pulës ndihmon në shërimin nga ftohja dhe gripi. Supa e ngrohtë e pulës mund të përmirësojë mënyrën se si pjesë të vogla në kanalin e hundës mbrojnë trupin nga bakteret dhe viruset.

Hudhra

Hudhra është një zgjedhje e mirë për t’u dhënë shije dhe aromë ushqimeve si supa. Kjo erz forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në rastet kur keni bllokim të hundëve.

Xhenxhefili

Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut dhe të përzierat. Disa studime sugjerojnë se xhenxhefili mund të luftojë edhe inflamacionin. Mund ta shtoni atë në ushqime të tjera, siç është ose si pluhur. Një tjetër opsion: konsumoni një çaj të ngrohtë me xhenxhefil.

Çaj i ngrohtë

Pini çaj jeshil, kamomili ose mali për të marrë disa antioksidues. Shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe shtrydhni pak limon për të lehtësuar dhimbjet e fytit.

 Banane

Banania është gjithashtu një frut i lehtë që mund të konsumohet nëse jeni në lëvizje dhe keni të përziera, të vjella dhe diarre.

 Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?