Ushqimet që luftojnë aciditetin e lartë në stomak

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ushqime pikante, të skuqura, salcë domatesh, kafeinë. Nëse vuani nga refluksi acid, me siguri e dini çfarë nuk duhet të hani. Thënia “Stop” gjatë gjithë kohës me siguri ju bezdis. A ka ndonjë ushqim që mund ta hani pa asnjë problem? Përgjigja është, fatmirësisht, po.

Ashtu si disa ushqime kanë veti ta përkeqësojnë refluksin,  ka edhe ushqime të tjera që mund të luftojnë inflamacionin dhe ta mbulojnë stomakun me barriera mbrojtëse. Ja cilat janë disa nga suhqimet që duhet t’i përfshini patjetër në dietën tuaj, nëse vuani nga refluksi acid.

Xhenxhefili

Me siguri përdorni xhenxhefil sa herë keni dhimbje barku. Vetitë e tij anti-inflamatore mendohet të ndihmojnë gjithashtu edhe në lehtësimin e refluksit acid. Provoni të përgatitni një çaj me xhenxhefil të freskët të tretur në ujë të ngrohtë.

Banane

Dihet që frutat me shumë acide, si portokalli, grejpfruti ose manaferrat mund ta përkeqësojnë refluksin.

Ndërsa ushqimet alkaline me pehash të lartë mund të neutralizojnë aciditetin në stomak dhe ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Me pehash 4.5-5.2, bananet mund të konsumohen pa asnjë problem nga ata që vuajnë nga refluksi acid.

Pjepri

Ashtu si bananet, edhe pjepri është një tjetër frut i lartë në alkaline. Përgatitni lëngje me pjepër ose shalqi për të lehtësuar simptomat e refluksit acid.

Perimet e gjelbra

Ka një milionë arsye përse duhet të konsumoni perime të gjelbra. Një arsye shumë e rëndësishme është: Perimet e gjelbra si shpargu, sallata jeshile, spinaqi, lakrat janë të gjitha të pasura në alkaline.

 

Bollgur

Të gjitha llojet e drithërave janë të mira për lehtësimin e simptomave të refluksit. Megjithatë, bollguri mund të jetë veçanërisht më i mirë, duke qenë se forma e tij xhelatinoze ndihmon në mbrojtjen e stomakut.

Burimi: Prevention / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
7 fruta të pasura me hekur
Raporti i UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë
VIDEO/ Përdornin medikamente të ndaluara dhe evazion fiskal 1 mln euro, bllokohet spitali privat në Tiranë
Rama publikon pamjet nga kantieri i Spitalit të Lezhës: Shumë shpejt aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët
Realizohet kranioplastika e parë në Spitalin Memorial të Fierit, Rama: Ndërhyrja i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar