Ushqimet që ndikojnë në refluksin ezofagial

Blerina Bombaj, dietologe / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Këshilla për të qetësuar refluksin e ezofagut

Valvula e ezofagut që e ndan atë nga stomaku mund të mos arrijë kontraktimin e duhur edhe për shkaqe të ndryshme nga ushqimi. Për këtë arsye, duhet të ndërmerren edhe këto masa krahas ushqimit të përshtatshëm:

  1. Ndërprisni duhanpirjen, nikotina e çliron muskulin e valvulës së ezofagut.
  2. Evitoni çamçakëzët, karamelet…
  3. Mos u shtrini menjehere pas ushqimit. Evitoni konsumin e vakteve vone ne darke.
  4. Evitoni shtrëngimin e rrobave apo rripit në zonën e mesit.
  5. Konsumoni vakte të shpeshta dhe të vogla.
  6. Nëse jeni mbipeshë, duhet të rrezoni peshën e tepërt.
  7. Flini me gjysmën e sipërme të trupit pak të ngritur me jastëk
  8. Evitoni konsumin e ushqimeve të mëposhtme që nxisin refluksin:
  • ushqime të skuqura dhe shumë të yndyrshme
  • menten
  • qumështin e yndyrshëm
  • varjat
  • çokollatën
  • ushqimet me krem qumështi apo krem pastiçerie
  • ushqimet e gatshme të tipit “fast food”
  1. Ushqimet e mëposhtme predispozojnë acarimin e mukozës së ezofagut dhe duhen evituar:
  • agrumet, domatet
  • kafja
  • pijet me kafeinë dhe të gazuara
  • çaji
  1. Ushqimet pikante dhe erëzat gjithashtu mund të shkaktojnë acarim.

Si te zgjidhni ndër grupet e ushqimeve

  • Bulmeti: konsumoni vetëm qumësht dhe kos me yndyrë të reduktuar.
  • Perimet: evitoni domatet dhe të skuqurat.
  • Fruta: konsumoni mollë, pjepër, shalqi, banane, pjeshkë, dardhë, mana. Evitoni agrumet, ananasin.
  • Buke & drithëra: lejohen në përgjithësi të gjitha, përveç atyre që gatuhen me shumë yndyrë ose shume erëza.
  • Mish & nënprodukte: mishi pa dhjam, gjoksi i pulës, pula e detit, peshku janë të pranueshme. Evitoni dhjamin, mishin me dhjam, sallamet, pancetën.
  • Yndyrna: vetëm vaj ulliri cilësor, gjalpë i freskët, gjalpë kokosi, në sasi minimale.
  • Ëmbëlsira: konsumoni ëmbëlsira të gatuara me shumë pak yndyrë dhe sasi të moderuar sheqeri. Evitoni çokollatën.
  • Pije: lejohen pijet dhe çajrat pa kafeinë, pa mente. Të evitohen lëngjet e agrumeve, pijet me kafeinë.
  • Supat: të preferohen supat e bëra me pak yndyrë. Të evitohen supat e gatshme dhe ato me krem qumështi apo djathë të yndyrshëm./ shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?