Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Sa më nxehtë të jetë, aq më e vështirë është të mbash ushqimet të freskëta. Frigoriferi është zgjidhja e duhur në këtë rast, për të shmangur prishjen e ushqimeve dhe për t’i mbajtur ato të freskëta. Por, jo çdo ushqim mund të ruhet në frigorifer. Ka disa ushqime që prishen shumë shpejtë nëse mbahen në frigorifer, ose iu humbet shija. Më poshtë do të gjeni 9 ushqime që nuk duhet t’i mbani në frigorifer, por duhet t’i lini në një vend me temperaturën e ambientit.
Buka
Buka krijon lagështi dhe fillon të myket nëse ruhet në frigorifer. Për ta mbajtur atë të freskët për një kohë të gjatë, përdorni një çantë buke në një vend të thatë.
Qepë
Qepa duhet mbajtur në një vend të errët dhe të thatë që të mos mbijë. Ajo nuk duhet mbajtur gjithashtu në frigorifer, pasi aroma e saj mund të përhapet edhe tek ushqimet e tjera.
Hudhra
Hudhra gjithashtu duhet mbajtur në një vend të thatë dhe të ajrosur që të zgjasë sa më shumë. Frigoriferi e prish më shpejt.
Avokado
I mbani avokadot në një karton të hapur nëse nuk do t’i konsumoni menjëherë. Nëse doni t’i qëroni shpejt, i vendosni më parë në një tas me fruta, sidomos afër një bananeje.
Domate
Sa më shumë të ftohen, aq më shumë fillojnë ta humbasin shijen. Domatet është mirë të ruhen në temperaturën e ambientit.
Mjaltë
Është i vetmi ushqim që nuk prishet asnjëherë, prandaj mund të ruhet shumë mirë tek rafti i ushqimeve.
Ëmbëlsira
Me përjashtim të ëmbëlsirave të bëra me krem me vezë, të gjitha të tjerat mund të zgjasin shumë nëse ruhen në një enë hermetike.
Pjepri
I paprerë, ky frut nuk ka pse të ruhet në frigorifer dhe të zërë të gjithë raftin. Ndërsa kur është i prerë, mbështilleni me një qese dhe futeni në frigorifer – jo më parë.
Kafja
Kafja tërheq aromën e ushqimeve të tjera nëse mbahet në frigorifer. Është mirë që ta ruani në një vend të ajrosur.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/











