Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e vaginës

Shëndeti vaginal është diçka për të cilën shumë gra shqetësohen. Maja( infeksion mykotik) dhe infeksionet bakteriale, infeksionet e traktit urinar apo infeksione të tjera mund të jenë të pakëndshme dhe të dhimbshme. Rreth 75% e grave të marrë të paktën një infeksion maja gjatë jetës së tyre.

perime frutaUshqimet dhe pijet kanë efekt të ndryshëm në funksionimin e organeve të trupit, disa ju japin energji, ndërsa të tjera punojnë kundër tij. Nuk është çudi, ajo që ne hamë gjithashtu ka ndikim në shëndetin e vaginës. Ja një listë e disa ushqimeve të zakonshme që do t’ju ndihmojë të forconi dhe të përmirësoni shëndetin tuaj vaginal:

Kos natyral: luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e higjenës vaginale , duke qënë se përmban acid lufton infeksionet maja. Kur të blini kos, sigurohuni  të mos përmbajë sheqerna.

Lëng boronicë: lëng i pastër boronice është i njohur për efektin në fshikëz. Ky lëng  parandalon infeksionet e traktit urinar.  Shumica e lëngjeve të  boronicës që gjenden në  dyqane, për fat të keq përmbajnë shumë sheqer për t’i shërbyer qëllimit të tij shërues. Eshtë më mirë ta përgatisni vetë lëngun me boronica të freskëta. Provoni ti përzieni me kos, japin efekte të mahnitshme.

Hudhër: hudhra është e njohur për vetitë e luftimit të mikrobeve. Për rezultate më të mira, konsumoheni të papërpunuar. Në qoftë se vuani nga një infeksion maja (candida), konsumimi i hudhrës rekomandohet nga mjekët. Ajo në mënyrë efektive parandalon simptomat e infeksionit. Vendosni  një thelb hudhër të pastruar në vaginë dhe lereni gjatë gjithë natës. Përsëriteni trajtimin për tri netë rresht. Mund të tingëllojë e çuditshme por do t’ju largojë infeksionin.

Fruta dhe perime të freskëta: frutat dhe perimet e freskëta përmirësojnë shëndetin tuaj vaginal. Vitamina C është e njohur si përforcuese e sistemit imunitar. Frutat agrumet, luleshtrydhet, kivit, speca jeshile dhe të kuqe dhe brokoli janë të gjitha të pasura me vitaminë C. Zarzavatet me gjethe duhet të konsumohen me bollëk. Ato ndihmojnë për të  parandaluar thatësinë  vaginale. Mundohuni të hani shumë spinaq, lakër jeshile, lakër dhe zarzavate të tjera me gjethe.

Avokado është një tjetër çudi e natyrës që stimulon shëndetin vaginal. Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve