Ushqimet që rregullojnë stresin dhe gjendjen shpirtërore

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sipas disa studimeve, është rezultuar se ushqyerja ndikon në gjendjen shpirtërore dhe në humorin tonë. Ja disa fakte interesante që tregojnë se si ndikon ushqyerja dhe ushqimi që konsumojmë në brendinë tonë.

streesStresi (në të dyja anët, në të mirë dhe në të keq) mund të ndikojë në shëndet dhe në zakonet e të ngrënit. Në përditshmëri, marrëdhëniet tona me ushqimin janë komplekse dhe kur jemi në stres, rutinat ushqimore mund të ndryshojnë. Kështu, tek disa njerëz stresi i shtyn ata të hanë më shumë, për të tjerët më pak. Nuk ka ndonjë dietë specifike se si t’i qëndrojmë stresit larg, por ka disa ushqime që mund ta ndryshojnë reagimin tuaj ndaj stresit.

Kështu, karbohidratet (makaronat, buka), janë një klasë ushqimesh që ndikojnë në mënyrë indirekte në nivelet e serotoninës (substancë që rregullon mirëqenien, qetësinë, durimin etj). Kur konsumoni karbohidrate, trupi prodhon insulinë, e cila prodhon në tru një substancë të quajtur triptofan dhe është pikërisht kjo substancë e cila prodhon serotoninën.

  • Ushqimet që përmbajnë Omega 3 ndihmojnë të jeni në humor dhe të luftoni depresionin

Ushqimet e pasura me omega 3 gjenden te salmoni, sardelja, skumbria, produktet e qumështit etj. Këto yndyrna janë pjesë e rëndësishme e nervave dhe qelizave të trurit, të  cilat janë një komponent kyç në zhvillimin e trurit. Njerëzit të cilët kanë mungesë të Omega 3 në dietën e tyre, rrezikojnë të vuajnë nga depresioni.

  • Ushqyerja ndikon në përgjumje

Ushqimet proteinike, si gjeli i detit, ndihmojnë në përmirësimin e vigjilencës dhe mprehtësisë mendore. Kështu, proteinat duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore, në mënyrë që të mos ndjeheni të përgjumur dhe të jeni sa më vigjilent. Por, duhet të keni kujdes me ushqimet me shumë yndyrë, sepse ato kanë tendencën t’ju bëjnë të ndiheni më të lodhur.

  • Ushqimi ndikon në funksionimin tuaj

Që ju të jeni aktivë gjatë gjithë ditës, s’duhet ta lini stomakun asnjëherë bosh në mënyrë që ai të funksionojë mirë dhe kequshqyerja të mos ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore. Ushqehuni çdo 2-3 orë.

  • Disa prej ushqimeve që janë të mira për lëshimin e serotoninës janë: buka, drithërat, makaronat, patatet, orizi, kokoshkat

Por jo të gjitha karbohidratet kryejnë këtë funksion. Për shembull, frutat, për shkak të fruktozës që kanë, prodhojnë shumë insulinë dhe kjo e bën procesin më të ngadalshëm për të rritur serotoninën.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual