Ushqimet që shkaktojnë erozionin e smaltit

Kujdesem rregullisht për higjienën e gojës, por më është dëmtuar smalti. Ju lutem, a mund të më thoni nga se vjen kjo?

Përgjigjet Keltona Ziu, mjeke stomatologe

Erozionin e smaltit e shkakton çfarëdolloj ushqimi me acid ose pH me të vogël se 5.5. Pijet energjike, frutat me përmbajtje të lartë aciditeti dhe sidomos vera e kuqe. Sa herë që ne hamë diçka me përmbajtje acide, copëza të vogla smalti largohen nga sipërfaqja e dhëmbëve tanë. Tek shkaqet që shkaktojnë erozionin e smaltit duhet përmendur edhe thatësira e gojës ose sëmundjet që mjekohen me ilaçe që ulin sasinë e pështymës, por edhe bruksizmi (kërcëllitja/fërkimi i dhëmbëve në mënyrë të pavetëdijshme)./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?