Ushtrimet e forcës, jo vetëm për të rinjtë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta

ushtrime forceKur mendoni për ngritje peshe dhe palestër, imazhet e burrave muskularë apo femrave bukuroshe me linja perfekte, janë të parat që ju vijnë në mendje. Është e lehtë të mendoni se pas një moshe të caktuar ushtrimi i vetëm që duhet të bëni është një shëtitje e përditshme, por kjo nuk është e vërtetë. Hulumtimi i ri ka treguar se të rriturit që fillojnë një program të rregullt trajnimi me ushtrime force,  mund të minimizojnë humbjen e muskujve dhe t’i rrisin ato, pavarësisht moshës.

Analiza e hulumtimit (në pajtueshmëri me të dhëna nga hulumtimet e mëparshme), u botua në revistën e Mjekësisë dhe Shkencës për Sportin dhe Stërvitjen. Hulumtuesit zbuluan se “personat më të vjetër në moshë fitojnë një mesatare prej 1 kg masë muskujsh, pas trajnimit të forcës për rreth 20 javë.” Studimet e fundit kanë gjetur se personat mbi moshën 50 vjeç humbnin rreth gjysmë kg muskujsh çdo vit. Një rutinë e rregullt e ushtrimeve të forcës, mund ta luftojë këtë humbje të muskujve me efikasitet.

Sarkopenia është humbja e mases muskulore me kalimin e moshës. Ushtrimet aerobike nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar sarkopenian. Sipas Kolegjit Amerikan të Sportit, ushtrimet e forcës janë edhe më të rëndësishme se ushtrimet aerobike. Sarcopenia përfundimisht çon në humbjen e lëvizshmërisë prandaj ushtrimet e forcës për personat mbi moshën 50 vjeç mund të konsiderohen një domosdoshmëri për luftimin e këtij problemi.

Burimi: sparkpeople/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?