Vaj ulliri dhe Aloe Vera/ Kura e shëndetshme për lëkurën tuaj

Vaji i ullirit dhe Aloe vera janë dy përbërës mjaft të shëndetshëm për lëkurën e njeriut. Aloe Vera e përthith shumë mirë vajin e ullirit. Vaji i Ullirit është  i pasur me vitaminat E, A, dhe K që janë shumë të dobishme për organizmin, ndërsa aloe vera është përshkruar prej shekujsh si “bima e përjetësisë”. Duke bashkuar vajin e ullirit me xhelin e aloe verës ju mund të prodhoni një solucion ushqyes për lëkurën.

Përgatitja: Për këtë ju nevojitet një gjethe e madhe e aloe verës dhe dy lugë gjelle me vaj ulliri. Përzieni xhelin e brendshëm të gjethes me vajin e ullirit në mikser dhe kremin përdoreni çdo mëngjes dhe në mbrëmje. Ky krem krejt natyral do t’i japë lëkurës shkëlqim dhe elasticitet.

Verat e tjera të aloe verës

Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar. Kjo bimë e mrekullueshme, përmban 20m nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

Aloe vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti. Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj. Kombinojeni xhelin në lëngjet tuaja të preferuara të frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas. Shija e xhelit mund të jetë pak e athët dhe e hidhur, por mund ta përzieni edhe me pak mjaltë dhe të përfitoni vlera të shumëfishta.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer