Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Vaji i ullirit i kombinuar me kripë është një kurë natyrale që është përdorur mijëra vjet më parë për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Gjithçka që ju duhet për të përgatitur këtë kurë janë 20 lugë gjelle vaj ulliri dhe 10 lugë gjelle kripë.
Vendosini përbërësit në një shishe qelqi dhe lërini të qëndrojnë në një vend të errët dhe të thatë për 5-7 ditë.
Aplikimi: kjo kurë medicinale përdoret për të trajtuar thuajse të gjitha llojet e dhimbjeve në formën e masazhit. Aplikoni përbërjen çdo darkë në zonat që ju dhembin dhe masazhojini për rreth 20 minuta. Trajtimi duhet të zgjasë të paktën 10 ditë. Vaji i ullirit sëbashku me kripën rigjenerojnë indet dhe nxisin qarkullimin e gjakut duke bërë kështu një përmirësim të dukshëm tek indet e muskujve dhe ndalojnë dhimbjet. Kjo përzierje mund të përdoret edhe për dhimbjet e kokës, gjymtyrëve, kyçeve, dhimbjet që vijnë nga artriti, osteoporoza ose reumatizma etj. Nuk ka asnjë efekt anësor dhe rezultatet do të jenë të mahnitshme./ Burimi: Health Digezt


