Vaji i gatimit, ku qëndron rreziku më i madh

vaj vajNëse ka diçka që konsumohet çdo ditë e pothuaj çdo vakt, ai është vaji! Të gjitha ushqimet e përpunuara, akoma edhe buka përmbajnë vaj. Në çdo gatim përdoret vaj.

Ky fakt e bën vajin të jetë ndër ushqimet që ndikojnë më shumë në shëndetin tonë, në varësi të cilësisë së tij.
Sipas studimeve të shumta, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojnë substanca – aldehide, të cilat kanë efekt kancerogjen dhe nxitës për shumë probleme shëndetsore si dëmtim të arterieve, tension të lartë, inflamacion gjatë shtatzanisë dhe ulçër!
Por, rreziku më i madh qëndron në ndikimin e vajit të gatimit në përbërjen yndyrore të trurit tonë.

Neuronet kanë një shtresë yndyre që i izolon dhe ajo përbëhet nga një raport i caktuar i acideve lyrore omega 3 dhe 6. Vajrat bimor si i misrit dhe lulediellit përmbajnë acide lyrore omega 6 me shumicë.

Kjo bën që konsumi i tepruar i tyre të deformojë raportin e yndyrnave në tru. Pasojat janë të lidhura ngushtë me probleme serioze të shëndetit mendor si disleksia, dementia etj.

Me çfarë vaji të gatuajmë?
Gjalpi, vaji i kokosit dhe vaji i ullirit janë yndyrnat që formojnë më pak aldehide kur nxehen. Për këtë arsye, është më mirë të gatuhet me to./Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet