Vaji i linit, për tensionin e lartë të gjakut dhe kundër alergjive

Ilma Lamçe

Lini është një bimë që mbillet në vjeshtë në tokë të përgatitur mirë, korret në gusht dhe menjëherë mund të fillojë shtrydhja e tij për prodhimin e vajit. Ai ndahet në dy lloje: vaj industrial, që prodhohet me sistemin e nxehtë, sepse me këtë sistem rendimenti i përfitimit të vajit është më i madh dhe vaj për qëllime mjekësore, i cili shtrydhet me sistemin e ftohtë.

Vaji i linit ka cilësi të mrekullueshme kurative. Ai detyrimisht duhet ruajtur në frigorifer, në enë qelqi me ngjyrë të errët, sepse drita, ajri dhe temperaturat e larta shkatërrojnë të gjitha vetitë kurative.

Para se të blini këtë vaj, sigurohuni që të jetë prodhim i freskët dhe i ruajtur në frigorifer. Përndryshe, i humbet cilësitë e tij dhe nuk ka vlerë për shëndetin. Është më mirë nëse e konsumoni esëll në mëngjes.

Ky vaj natyral rekomandohet për mirëqenie dhe ushqim të trupit, dhe konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3, që nevojiten për shëndetin e secilit sistem trupor. Vaji i linit përmban acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, vitaminën B, potas, leitin, magnez, fibra, proteinë dhe zink. Gjithashtu ofron rreth 50% më shumë omega-3 se vaji i peshkut, përveç kësaj nuk ka shijen e tmerrshme që ka vaji i peshkut.

Ai ndihmon trupin kundër tensionit të lartë të gjakut, inflamacionin, shkurton kohën e ripërtëritjes së muskujve të lodhur pas ushtrimeve, rrit nivelin metabolik duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin), përmirëson absorbimin e kalciumit, forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve, përmirëson funksionimin e mëlçisë, lehtëson disa alergji, ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës, ul tensionin e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.

Është vërtetuar në mënyrë shkencore që trajton (shëron) disa raste të depresionit./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit