Kryefaqja Lajm kryesor Vaji i ullirit, përdorimi për sëmundjet e kockave dhe të zemrës

Vaji i ullirit, përdorimi për sëmundjet e kockave dhe të zemrës

0
Shpërndaje

Nga Blertina Koka

Ulliri është një dru frutor i vendeve të ngrohta, gjithmonë i blertë, me gjethe gjatoshe, që bën kokrra të vogla me shumë vaj; kokrra e këtij druri, që përdoret për të nxjerrë vaj ose për të ngrënë. 

Njerëzit e përdorin vajin nga fruti dhe farat, ekstraktet e lëngjeve të frutit dhe gjethet për të përgatitur ilaçe.

Vaji i ullirit përdoret për të parandaluar atakun në zemër dhe goditjen në tru (sëmundjet kardiovaskulare), kancerin e gjirit, kancerin kolorektal, artritin reumatoid dhe dhimbjet  e kokës nga migrena.

Disa njerëz e përdorin vajin e ullirit për të trajtuar kapsllëkun, kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut, problemet me enët e gjakut të lidhura me diabetin, dhimbjet e shkaktuara nga infeksionet e veshit, artriti dhe gurët në tëmth. Vaji i ullirit përdoret gjithashtu për të trajtuar verdhëzën, gazrat intestinale dhe fryrjen e barkut për shkak të gazrave.

Vaji i ullirit aplikohet edhe në fytyrë për ta mbrojtur këtë të fundit nga rrezet ultraviolet, për djegiet e lehta, psoriazën, strijat në lëkurë të krijuara gjatë shtatzënisë etj.

Tek ushqimet, vaji i ullirit përdoret në gatime të ndryshme dhe sallatë. Vaji i ullirit përdoret gjithashtu për të përgatitur sapunë, ilaçe dhe produkte kozmetike.

Vaji i ullirit klasifikohet në disa lloje, sipas përmbajtjes së acidit. Vaji i ullirit ekstra i virgjër përmban maksimumi 1% acid oleik, ai i virgjër 2%, ndërsa vaji i zakonshëm përmban 3.3%. Vajrat e ullirit të parafinuara përmbajnë më shumë se 3.3% acid oleik dhe konsiderohen të pashëndetshme për konsumatorin.

Vaji i ullirit i përzier me një lloj gazi i quajtur ozone promovohet për gjithçka, nga pickimi i insekteve dhe infeksioneve fungale, deri tek kanceri. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lejon përdorimin  e ozonit për të luftuar bakteret në ushqim, përfshirë mishin e viçit dhe të shpendëve. Nuk ka përdorime të provuara klinikisht të ozonit dhe vajit të ullirit me përmbajtje të këtij lloji gazi.

Agjentët antibakterialë që aplikohen në lëkurë janë zgjedhja më e mirë.

Gjethet e ullirit përdoren për të trajtuar infeksionet virale, bakteriale, si gripi, ftohja e zakonshme, meningjiti, encefaliti, herpesi dhe hepatiti B.

Gjethet e ullirit përdoren gjithashtu për pneumoninë, lodhjen kronike, turbekulozën, gonorrean, ethet, helmimin nga ushqimi (infeksionet bakteriale në qarkullimin e gjakut), diarrenë e shpeshtë dhe infeksionet në dhëmbë, vesh, traktin urinar dhe infeksionet pas një ndërhyrje kirurgjikale. Përdorime të tjera përfshijnë tensionin e lartë të gjakut, diabetin, përmirësimin  funksionit të veshkave dhe sistemit tretës etj.

Ekstraktet e lëngshme të tulit të frutit të ullirit përdoren për artritin reumatoid dhe osteoartritin.

Si funksionojnë?

Acidet e yndyrshme tek vaji i ullirit duket se ulin nivelet  e kolesterolit dhe kanë efekte anti-inflamatore. Gjethet dhe vaji i ullirit mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak.

Efikas për

Kapsllëkun. Konsumimi i vajit të ullirit është efikas për lehtësimin e kapsllëkut.

Ndoshta efikas për:

Kancerin e gjirit. Njerëzit që konsumojnë më shumë vaj ulliri duket se kanë më pak rrezik për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Sëmundjet  zemrës. Zëvendësimi i yndyrave të ngopura me vajin  e ullirit mund të minimizojë faktorët e rrezikut për sëmundjet  zemrës dhe goditjen në tru, përfshirë uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolin. Përfshirja e vajit të ullirit në dietë duket se ndihmon në parandalimin së pari të atakut në zemër. Disa studime tregojnë se një dozë e lartë e vajit të ullirit (54 gramë në ditë, rreth 4 lugë gjelle) mund të ulë rrezikun së pari të atakut kardiak me 82%, krahasuar me dozën e ulët, me 7 gramë ose më parë. Përfshirja në dietën mesdhetare të 1 litre vaj ulliri ekstra i virgjër çdo ditë për rreth 5 vjet ndihmon gjithashtu për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru tek njerëzit mbi 55 vjeç, të cilët kanë diabet  ose një sërë faktorësh rrezikus të sëmundjeve të zemrës (duhanpirja, tensioni i lartë i gjakut, nivelet e larta të kolesterolit “të keq” LDL, nivele të ulëta të kolesterolit “të mirë” HDL, mbipesha ose një histori familjare me këtë sëmundje. Një dietë mesdhetare përmban sasi të larta të frutave të freskëta, të thata, perimeve dhe drithërave, sasi të moderuar të peshkut dhe mishit të shpendëve, sasi të ulët të produkteve të bulmetit, mishi i kuq, mishrat e përpunuar dhe ëmbëlsirat.

Kanceri kolorektal. Studimet sugjerojnë se njerëzit që konsumojnë më shumë vaj ulliri kanë më pak rrezik për zhvillimin e kancerit kolorektal.

Kolesteroli i lartë. Përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrave të ngopura mund të ulë nivelet e kolesterolit në total tek njerëzit me kolesterol të lartë. Gjithsesi, disa studime sugjerojnë se vajrat e tjerë dietik, si ai i lulediellit apo vaji kanola, mund të ulin më mirë se vaji i ullirit kolesterolin e keq (LDL).

Tensioni i lartë i gjakut. Përfshirja e vajit të ullirit në dietë dhe përdorimi i vazhdueshëm i trajtimeve për tensionin  e lartë të gjakut mund të përmirësojë tensionin e gjakut mbi 6 muaj tek njerëzit me tension të lartë të gjakut.

Ndoshta joefikas për:

Dyllin në vesh. Aplikimi i vajit të ullirit në lëkurë nuk zbut dyllin në vesh.

Infeksionet e veshit. Aplikimi i vajit të ullirit në lëkurë nuk lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga infeksionet në vesh tek fëmijët.

Të dhëna të  pamjaftueshme për

Skuqjen e lëkurës, ekzemën. Studime të kahershme sugjerojnë se aplikimi i një përzierje me mjaltë, dyllë blete dhe vaj ulliri mund të ndihmojë në trajtimin e ekzemës.

Diabeti. Krahasuar me yndyrat poli-të-pangopura, si vaji i lulediellit, vaji i ullirit në dietën mesdhetare mund të ulë rrezikun  e “forcimit të arterieve” (arteroskleroza) tek njerëzit me diabet. Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore në lidhje me këtë temë.

Dhimbjet  e kokës të shkaktuara nga migrena. Përdorimi i vajit të ullirit për 2 muaj mund të lehtësojë dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena.

Osteoartriti. Studimet kanë treguar se përdorimi e një ekstrakti të lëngshëm të ullirit lehtëson dhimbjet dhe rrit lëvizshmërinë tek personat që vuajnë nga artriti.

Kanceri i vezores. Studimet sugjerojnë se gratë që përfshijnë më shumë vaj ulliri në dietë kanë më pak rrezik për zhvillimin e kancerit të vezores.

Psoriaza. Studime të kahershme sugjerojnë se aplikimi i një përzierje me mjaltë, dyllë blete dhe vaj ulliri në lëkurë, bashkë me kujdesin standard, mund të ndihmojë në trajtimin e psoriazës.

Artriti reumatoid. Disa studime sugjerojnë se njerëzit që përfshijnë në dietë  një sasi të lartë të vajit të ullirit janë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i artritit reumatoid.

Infeksionet mykotike. Studime të kahershme sugjerojnë se aplikimi i një përzierje me mjaltë, dyll blete dhe vaj ulliri në lëkurë ndihmon në trajtimin e psoriazës.

Duhen bërë më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar efikasitetin e vajit të ullirit për këto përdorime.

Burimi: WebMD

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here