“Vaji që më kuroi nga kanceri”, 52-vjeçarja habit mjekët

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një paciente pretendon se ka “kuruar” kancerin me vaj kanabisi. Mjekët i kishin dhënë vetëm 6 javë jetë pasi u diagnostikua me kancer të stomakut dhe zorrës ( e pamundur për t’u operuar) në gusht të vitit 2016.

E pashpresë, 52-vjeçarja Joy Smith vendosi që të përdorë tableta me kanabis, së bashku me kimioterapinë, pasi kishte lexuar që një paciente nga Amerika kishte mundur të trajtonte kancerin me vajin e marijuanës që ajo e kishte prodhuar vet.

Gati 2 vite më vonë, mjekët, të cilët e kanë cilësuar znj. Smith si “gruaja më me fat në botë”, janë habitur kur kanë parë analizat e 52-vjeçares, ku i ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e sëmundjes në pjesën e majtë të stomakut, ndërkohë që ajo është e bindur që sëmundja do të zhduket me përdorimin e vazhdueshëm të kanabisit.

Ajo rekomandon që të legalizohet përdorimi i kanabisit për përdorime mjekësore.

Znj. Smith ka përdorur suplemente ushqyese të kanabidiolit, që nxirret nga kanabisi dhe është i lejueshëm në Britani, ndërkohë që trajtimi i saj përmbante THC, një lloj droge që nuk lejohet përdorimi i tij.

Ajo thotë që e ka blerë vajin në internet në mënyrë ilegale.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur