Vajza 13 vjeç ka marrje mendsh dhe dhimbje koke

Kam vajzën 13 vjeç. Ka marrje mendsh dhe dhimbje koke. I kam bërë rezonancë koke dhe këtë e kanë parë  shumë mjekë, si tek mjekët pediatër, ashtu edhe tek mjekja ORL. Të gjithë këta më kanë thënë është mirë. Ju lutem më orientoni si të veproj se grip bebi vajzaajo ka akoma dhimbje, marrje mendsh.

Përgjigje 1

Mjekja ORL Anjeza Kuçi

Marrja e mendve mund të ndodhë edhe në moshat pediatrike. Meqë janë bërë gjithë konsultat e mundshme, do të rekomandoja: videonystagmography për matjen e ekuilibrit në veshin e brendshëm, si ekzaminimi i fundit për këtë patologji. Bëhet nga mjeku specialist ORL, i specializuar për këtë minispecialitet.

Përgjigje 2

Mjeku neuropediatër Artan Haruni

Përshëndetje! Thoni se ia keni kryer vajzës të gjitha vizitat me mjekët specialist përkatës. Si mjek neuropediatër do ta shikoja të arsyeshme të shikoja të gjitha rezultatet e ekzaminimeve të kryera. Vetëm kështu mund të flasim për diagnozë të saktë

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet