Vajza autike nuk fliste prej tre vitesh, habit prindërit duke u thënë: ‘Dua më shumë bukë’

Për tre vite ajo nuk kishte shqiptuar asnjë fjalë, por komunikonte vetëm nëpërmjet shenjave. 5-vjeçarja Coco Bradfod vuan nga autizmi, dhe që nga mosha 2 vjeçe nuk ka folur fare. 5-vjecarjaAjo theu heshtjen këtë javë, kur iu kërkoi prindërve që t’i jepnin më shumë bukë të thekur.

“Ishte një moment vërtet magjik. Ishte gjëja e parë që ka thënë në këto tre vite. Fjalët e saj ishin ekzaktësisht: ‘Dua më shumë bukë të thekur të lutem’, tregon nëna e vajzës.

“Nuk habitem që fjalët e saj të para lidheshin me bukën e thekur. Ajo pëlqen shumë të hajë këtë ushqim”, shtoi ajo.

Ashtu si shumica e fëmijëve me autizëm, edhe Coco kishte vështirësi në komunikim për shkak të sëmundjes. Fëmijët me autizëm kanë pamundësi për t’u shoqëruar normalisht, kanë çrregullime të të folurit, marrëdhënie jonormale me ambientin rrethues dhe kanë mungesë të kontaktit sy me sy.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?