Vajza ime ka probleme stomaku, ç’të bëj?

Përshendetje! Jam një prind i shqetësuar  për shëndetin e vajzës. Është 24 vjeçe, studente mjekësie. Para dy vitesh i filloi një dhimbje stomaku, jo çdo ditë. Ka raste, një herë në muaj, ka dhimbje të forta. A mund të quhet stomak? Ka bërë gjithë ato dhimbje stomaku 2analiza. Ka bërë eko, si edhe sondën. Përgjigjja është kequshqyerja. Edhe pse gjatë sondës vajza ka pasur një dhimbje super të fortë, saqë përfundoi në urgjencë dhe diku në fund të stomakut gjen gjak të pastër. Vajza është dhe pak anemike, ndërkohë ferrentinën e ka gati 11.5. Ju lutem më shkruani diçka.

Përgjigjet mjekja  gastrohepatologe Valdete Malaj

Përshëndetje zonjë! Përsa i përket rastit të vajzës suaj është e nevojshme që mjeku gastroenterolog/hepatolog  të shikojë rezultatin e ekzaminimeve që ju keni përmendur. Nëse mjeku i ka thënë që shkak për këtë dhimbje është kequshqyerja, atëherë duhet pyetur vajza për dietën e saj ushqimore. Sa i respekton vaktet, me çfarë ushqehet, si ushqehet, a ka ushqime që i shkaktojnë probleme në stomak etj. Thoni se ka pasur dhimbje të forta gjatë sondës. Shpesh ky ekzaminim konsiderohet i dhimbshëm për pjesën më të madhe të pacientëve. Dhimbje që shpesh shtohet edhe për shkak të psikologjisë së rënduar të pacientit në ato momente. Thoni që ka pasur gjak të pastër. Ndodh që gjatë bërjes së sondës vajza të ketë pasur ndonjë gërvishtje dhe kjo mund ta justifikojë gjakun.

Megjithatë, si studente mjekësie, vajza është midis mjekësh dhe, si e tillë, duhet të konsultohet me ndonjërin prej tyre. Si edukatore e ardhshme e shëndetit ajo duhet të jetë tepër e ndërgjegjshme për problemet që mund të na vijnë në rastin e mosvlerësimit të shëndetit në kohën e duhur.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë