Vajza ka një vrimë në vesh. A duhet operacioni?

Kam vajzën 17 vjeçe dhe ka një vrimë në vesh. Mjekët na lanë dy muaj se mos mbyllej vetë, gjë e cila nuk ndodhi dhe tani na kanë rekomanduar operacionin. A ka ndonjë metodë tjetër përveç operacionit që të mbyllet vrima e veshit? Kemi caktuar veshi ndertimidatën e operacionit. Ju lutem, na jepni mendimin tuaj me qëllim që të dimë nëse duhet ta anulojmë operacionin.

Përgjigjet mjekja otorinolaringologe Anjeza Kuçi

Patjetër! Perforacioni i MT në momentin kur pas trajtimit, pas periudhës së pritjes në kushte sterile të veshit, sidomos në rastet traumatike ose pas otitis media chronica rregullohet vetëm në mënyrë kirurgjikale nga mjeku ORL. Rekomandoj timpanoplastikën për zgjidhjen përfundimtare.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?