Vajza lind me organet jashtë trupit

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Një foshnje i është nënshtruar një operacioni jetë-shpëtues vetëm pak minuta pasi ka lindur me stomakun, zorrët, tubat e mitrës dhe vezoret jashtë trupit.

Kur lindi në shtator të vitit 2016, Elliotte Sargent, nga Karolina e Jugut, ishte vetëm 2.7 kg.

Që kur ishte në mitër ajo u diagnostikua me një sëmundje shumë të rrallë të stomakut, e quajtur ‘gastrosçisis’. Menjëherë pasi lindi, kirurgët kryen një operacion për të futur brenda organet. Disa prej tyre ngelën jashtë dhe mjekët i mbuluan me një qese plastike që të futeshin në bark në mënyrë natyrale.

Pasi kaloi 63 ditët e para të saj në spital, vajza 4-muajshe është tani në gjendje më të mirë shëndetësore. Nuk dihet akoma shkaktari i kësaj sëmundjeje, edhe pse nëna e saj Mary, 24 vjeç, është vizituar rregullisht gjatë shtatzënisë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet