Vaksinimi te foshnjat, a ka efekte anësore?

bebi qajNga pediatrja Sanie Neziri:

Vaksina e parë bëhet në maternitet. Nuk ndodh shpesh që të ketë efekte, thjesht lë një shenjë. Në moshën 2-muajshe fillojnë vaksinat. Këto janë viruse që futen në organizëm me vetëdije për të krijuar imunitet që fëmija të jetë i mbrojtur. Kështu, një temperaturë e lehtë 37°C, konsiderohet normale, një reagim lokal, sepse është reagimi i organizmit ndaj vaksinës që kemi bërë. Në konsultë nënat mund të marrin informacion se çfarë vaksinash do të marrë fëmija, çfarë efektesh do japë, si do reagojë ai etj. Sidomos për vaksinën e parë.

Për reagimet lokale duhen vënë kompresa, që mund të jenë niseshte me ujë ose një fetë patate. Ka edhe kremra të posaçëm që heqin dhimbjet lokale. Këto ia rekomandojmë në vendet e aplikimit. Nëse fëmija thjesht ka një temperaturë 37°C, duhet që të përdoren kompresa me ujë pak më të ftohtë se temperatura e trupit. Nëse rritet temperatura deri në 38°C rekomandojmë shurup paracetamol në masën një lugë të vogël kafeje.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"