Kryefaqja Lajm kryesor Valbona Selimllari : Jam kundra operacioneve plastike, pleqërinë do ta prisja natyrshëm

Valbona Selimllari : Jam kundra operacioneve plastike, pleqërinë do ta prisja natyrshëm

0
Shpërndaje

valbona-selimllari-1E quan veten me fat dhe faktin se ende vazhdon të jetë simbol i bukurisë së femrës shqiptare së pari ia dedikon genit. Por nëse kujdesi ndaj vetes do të mungonte ky i fundit për të nuk do të kishte shumë rëndësi pasi as shëndeti dhe as bukuria nuk do të ekzistonin. Valbona Selimllari rrëfen për gazetën “Shëndet Plus” detajet për kujdesin ndaj shëndet dhe estetikës. Në fakt nuk ka shumë sekrete por fiksimin i saj i vetëm është të ushqehet shëndetshëm dhe kremrat estetikë të jenë japonezë.    

 

Për të gjithë emri juaj lidhet me simbolin e bukurisë shqiptare sepse jeni shpallur MISS për herë të parë në vendin tonë. Në fakt vazhdoni të ruani performancë të shkëlqyer sa i takon paraqitjes së jashtme. Mendoni se bukuria dhe shëndeti janë produkt vetëm i genit apo edhe i kujdesit?

 

Sigurisht që geni është shumë i rëndësishëm. Por nëse nuk kujdesesh për veten sigurisht që edhe geni nuk është i mjaftueshëm për të mbetur i bukur dhe i shëndetshëm. Mund të shtosh 20 kilogram dhe transformohesh në pamje. Nëse më pyesni se çfarë bëj për të mbajtur trupin në formë në fat nuk bëj asgjë të veçantë. Si fillim mund të them se jam shumë e rregullt sa i takon ushqyerjes. Gjithsesi unë e ndaj veten me fat.

Dhe si ushqeheni konkretisht?

Jo ndonjë speciale. Ha shumë frutat dhe perimet. Gjithashtu edhe bukën e përdor sepse ka karbohidrate. Mundohem në maksimum të ha shëndetshëm më gjëra natyrale. Në mënyrë kategorike nuk ha salcrat, majonezat, patatinat dhe gjëra të këtilla. Dua produktet bio dhe i konsumoj shumë ato.

Si e fillon mëngjesin Valbona? Më konkretisht a hani një mëngjes të shëndetshëm?

Në fakt mëngjesin nuk e ha por në fakt e di që është gabim i madh. Më kanë këshilluar që duhet ta ha mëngjesin. Gjithsesi e kompensoi një drekë të shëndetshme pa i ndarë futat dhe perimet.

Në lidhje me produktet natyrore që përdorin sidomos femrat si çajrave të ndryshme apo maskave për lëkurën ose flokët a jeni partizane e tyre dhe nëse po a mund të na thoni se çfarë përdorni konkretisht?

Unë kam lexuar shumë dhe di shumë sa i takon këtyre produkteve. Në fakt motra ime është e fiksuar dhe di çdo gjë pas tyre edhe i praktikon ato kurse unë nuk i përdor.

Po sa i takon produkteve kozmetike, linjave të kremrave apo shampove a jeni e fiksuar pas tyre dhe nëse mund të na tregosh ndonjë sekret nga linjat që përdor?

A këtu po. Sigurisht që nuk besoj se ka femra që nuk i përdorin. Unë po iu tregoj një sekret. Përdor kremrat japonez. Për mua janë fantastike dhe më të mirat.

Përveç se e bukur keni edhe trupin gjithnjë në formë. Si e mbani këtë elegancë. Bëni palestër, keni ndonjë diet të veçantë apo praktikoni ndonjë metodë estetike?

Deri tani nuk kam barë asnjë aktivitet fizik, as palestër as vrap. Ndërsa diet nuk kam mbajtur kurrë në jetën time. Deri tani them se më vonë nuk di se çfarë do bëhet.

 Valbona-SelimllariTashmë përdormi i botoks-it dhe operacioneve plastike janë bërë fenomen i kohës jeni pro apo kundra tyre?

Absulutisht jam kundra. Nuk dua të them kurrë por nuk besoj se do i praktikoja ndonjherë tek vetja ime. Në koncept e kam të pritshme etapën e pleqërisë dhe e di që nuk mund të jem gjithmonë e re. Nuk do bëj luftë më natyrën. Në fakt njoh njerëz që kanë praktikuar botoks, ndërhyrje, fryerja buzësh etj por nuk më kanë pëlqyer. Do të dukej normale vetëm nëse dikush bën ndërhyrje plastike për hundën ose veshët, ndërsa të tjerat më duken të tepruara.

Sa orë në ditë punon Valbona dhe a ju lexohet ndonjëherë lodhja në portret?

Në fakt nuk i kam punë me orare fikse. Ka ditë që punoj pak orë dhe ka ditë që punoj me orare të tejzgjatura. Sigurisht që lodhja reflektohet kur jam e mërzitur dhe jo kur kam lodhje fizike. Fundja njeriu nuk mund të ketë vetëm çaste gëzimi edhe mërzitet ndonjëherë.

Po sa i takon kujdesit ndaj shëndetit ju shkoni tek mjeku vetëm kur keni shqetësime apo edhe thjesht për të bërë ndonjë analizë, ekzaminim apo ndonjë vizitë për tu siguruar se çdo gjë shkon mirë?

Në fakt unë mjekun nuk e dua fare. E di që është gabim dhe duhet të fitojmë kulturë shëndetësore që të bëjmë kontrolle një herë në 6 muaj ose të paktën një herë në vit. Ne si komb nuk e kemi këtë kulturë ndaj mendoj se është e rëndësishme ta fitojmë.

A përdorni ndonjëherë medikamente kur keni shqetësime shëndetësore. Mbani mend se kur keni përdorur për herë të fundit?

Sëmurem shumë rrallë dhe nuk mbaj mend kur i kam përdorur për herë të fundit. Edhe ndaj vitaminave që shumë njerëz i përdorin unë nuk jam aspak e fiksuar.

Zakonisht ju merrni këshilla nga njerëzit e afërm për kujdesin ndaj shëndetit apo jepni këshilla?

Unë vetëm marr këshilla. Dy motrat e mia janë shuam të dhëna pas informacionit se si duhet të kujdesimi për lëkurën, trupin dhe çdo gjë. Më besoi se unë shpesh i pres edhe flokët vet. I besoj vetëm një parukjeries time dhe vetes. Thonjtë nuk i bëj kurrë në qendër estetike, por i rregulloj vet me aq sa mundem. E dua shuam të bukurën dhe estetikën dhe bëj vet me aq sa mundem.

Gjithsesi unë e ndej veten me fat. Mamaja ime ka lindur katër fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur. Mendoj se është edhe merit e saj.

Cili është mesazhi juaj për kujdesin ndaj shëndetit që duhet të tregojnë njerëzit?

Ushqehuni sa më shëndetshëm. Kujdesuni për veten dhe sa më pak strese.

 

 

 

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here