Varësia nga interneti, më të rrezikuar, personat në karrierë

internet 2

Personat në karrierë me një pozicion të mirë pune janë ata që kanë riskun më të lartë që të krijojnë varësi nga interneti, bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA duke iu referuar një studimi të realizuar nga studiuesit e  Northampton Business School e dhe Henley School of Business.
Sipas specialistëve, kjo varësi sjell pasoja në shëndet si ankthi, depresioni, izolimi social etj. Në studimin e realizuar u përfshinë 516 individë nga 18-65 vjec me pozicione të ndryshme pune.
Me fjalë të pakta, ata që rrezikojnë më shumë nuk janë të rinjtë që ende nuk janë pozicionuar mirë në tregun e punës por pikërisht personat që tashmë e kanë një pozicion stabël e të mirëpaguar pune.
Në mbarë botën janë mbi 2 milionë persona që përdorin internetin për punë, për të hyrë në rrjetet sociale, për të kërkuar informacione të ndryshme etj.
Pergatiti: Fatjona Hysi

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?