Vdekja e dyfishtë në maternitet, lirohen dy mjekët e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, Helidon Klosi dhe Dritan Deçka. Për ta është dhënë masa “detyrim paraqitje”.mjeket

Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi 45 ditë burg për dy mjekët (lexo këtu), të cilët u ndaluan për vdekjen e gruas shtatzënë së bashku me foshnjën e saj 9-muajshe.

Ata akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në rastin e 35-vjecares Aida Çajka, që humbi jetën në muajin e 9-të të shtatzënisë.

Në dosjen e prokurorëve thuhet se mjekët kanë gabuar në mjekimin e nënës që ishte paraqitur në gjendje të rëndë në maternitet.

Në deklarimet e para dhënë para hetuesve, mësohet se 2 mjekët kanë thënë se ata kanë kryer detyrën dhe kanë zbatuar procedurat që ndiqen në të tilla raste. Gjithashtu ata janë shprehur se nuk është përgjegjësia e tyre rasti i 35-vjeçares Aida Çajku, pasi nuk kanë konstatuar probleme të barrëlindjes dhe kanë gjykuar si të arsyeshme dërgimin e saj në QSUT, ku ka aparatura dhe mjekë specialistë për problemet abdomenit.

Por, për grupin e hetimit ky është një moment kritik gjatë zhvillimit të ngjarjes, pasi mjekët kanë gabuar duke rënduar gjendjen shëndetësore të pacientes.

Dy obstetër-gjinekologët pritet të rikthehen në maternitet për të vijuar punën e tyre. Prokuroria do të vijojë hetimet edhe në spitalet e tjera ku është paraqitur gruaja natën e 16 shtatorit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni