Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Prokuroria kërkon 5 vite burg për mjekët

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të shpallen fajtorë dhe të dënohen me 5 vjet burg mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Organi i akuzës ka kërkuar gjithashtu heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë 5-vjeçare.alban hoxha

Doriana humbi jetën pas një operacioni cezarian për sjelljen në jetë të fëmijës së parë. Por, pas operacionit gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, deri në humbjen e jetës (lexo këtu).

Ekspertiza mjekoligjore përcaktoi se pakujdesia dhe neglizhenca e dy mjekëve Rexhepi dhe Burba, që operuan të ndjerën, kanë sjellë pasojën e rëndë.

Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, vdekja e 25- vjeçares Haka ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj