Një adoleshente është vetëvrarë pasi postoi një sondazh në Instagram ku u kërkonte ndjekësve të votonin nëse duhej të jetonte apo vdiste.
Davia Emelia kreu vetëvrasje në shtëpinë e saj në Sarawak, Malajzi, pasi 69% e ndjekësve votuan që ajo të vdiste.
Adoleshentja kishte hapur një sondazh në Instagram me pyetjen “Shumë e rëndësishme, më ndihmoni të zgjedh mes vdekjes/jetës”, vetëm disa orë para vdekjes.
Rasti ka shkaktuar shqetësim në mesin e ligjvënësve malajzianë, të cilët kërkuan një hetim më të gjerë.
Ramkarpal Singh, avokat dhe deputet, thotë se personat që votuan pro vdekjes së vajzës janë po aq fajtorë në vetëvrasjen e saj.
“A do të ishte ende gjallë vajza nëse shumica e ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram do ta dekurajonin që të zgjidhte të jetonte”, tha ai në një deklaratë për shtyp.
Kushëriri i saj shpërndau një foto disa orë më vonë në Instagram-in e Davia ku shfaqej trupi i vajzës i rrethuar nga policë.
“Sapo votuat për vdekjen e vajzës dhe ashtu ndoshi…jeni të lumtur tani?, shkruhej në postim.
Burimi: Daily Mail


