Vdes modelja e famshme nga një goditje në tru. Ja çfarë duhet të dini rreth parandalimit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

kateKatie Maj, modelja 34-vjeçare vdes si pasojë e një gotje në tru. Sipas raportimeve të prestigjiozes “People” bllokimi i rrjedhjes së gjakut në tru ishte shkaktar për goditjen. Besohej se bllokimi i arterieve karotide pas një rrëzimi gjatë një photoshoot-i, mund të ketë qenë dhe një nga shkaqet e goditjes fatale. Vdekja e saj konsiderohet alarmante, duke pasur parasysh se Maj ishte vetëm 34 vjeç. Familja e saj tha për Nju Jork Daily News, se modelja ishte ankuar për dhimbje qafe pas rrëzimit dhe kërkonte trajtim.

E njohur si “MsKatieMay” në internet dhe ‘Mbretëresha e Snapchat,” ajo lë pas miliona tifozë dhe fansa, si dhe një familje zemërthyer. May la pas gjithashtu një vajzë 7-vjeçare.

Vdekja tragjike e May në të njëjtën kohë duhet të shërbejë si sensibilizim për gratë e reja të cilat duhet të informohen lidhur me goditjet dhe shkaqet e tyre.

Shoqata Amerikane e goditjeve në tru, pohon se jo vetëm duhanpirësit, të moshuarit apo personat mbipeshë mund të kenë presion të lartë të gjakut ose nivele të larta kolesteroli. Në fakt, 35 për qind e goditjeve ndodhin tek njerëzit nën 65 vjeç dhe 10 për qind e tyre tek njerëzit nën moshën 45 vjeç. Në fakt, goditjet në tru vrasin dy herë më shumë se kanceri i gjirit çdo vit. Ndërsa kjo tingëllon shqetësuese, duhet të qëndroni të informuar se si të mbroni veten.

Ka disa faktorë “të fshehur” që prekin gratë në veçanti. Ju mund të jenë më të prirur për të pasur një goditje në qoftë se vuani nga migrena, një sëmundje autoimune ose një çrregullim i koagulimit. Një shqetësim tjetër është dhe pilula e kontrollit të lindjes. Disa kontraceptivë të pasur me estrogjen i venë gratë në rrezik të lartë për mpiksje gjaku, gjë e cila mund të shkaktojë një goditje. Nëse e gjeni veten në rradhën e personave të prekur nga pikat e mësipërme, duhet të bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me rrezikun tuaj për të pësuar goditje, si të identifikoni simptomat dhe si të ulni rrezikun.

Burimi: glamour

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve