Shumë njerëz mund të mos kenë dëgjuar për këtë metodë popullore, por është mjaft efektive. Kjo mënyrë është provuar që ndihmon kundër të ftohurës, gripit, kollës dhe dhimbjeve menstruale.
Gjithçka që ju duhet, është një copë pambuku e ngjyer në alkool 50%, shtrydheni pambukun në mënyrë që të hiqet alkooli i tepërt dhe vendoseni mbi kërthizë. Ju mund ta mbështillni pambukun edhe me një qese të hollë përpara se ta vini në kërthizë.
Kjo metodë popullore do të “pushtojë” të gjithë trupin dhe do t’ju reduktojë dhimbjet. Përveç përfitimeve të mësipërme, kjo metodë mund të përdoret edhe për të luftuar inflamacionin e muskujve apo çdo lloj inflamacioni tjetër. Nëse doni ta përdorni për të zbutur dhimbjet nga sëmundje të ndryshme apo për dhimbjet e stomakut, përdoreni këtë metodë me pak kripë shtesë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


