Vendosni këtë përzierje nën gjuhë natën dhe të nesërmen do të zgjoheni ndryshe

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

perzierje nen gjuheSipas studimeve të bëra është konstatuar se njerëzit flenë mesatarisht 6 orë në natë, megjithëse është përmendur disa herë që idealja do të ishte të flinit rreth 8 orë në natë.  Kjo do të thotë se 1 ose 2 orë më pak gjumë në natë mund të ketë ndikim negativ në shëndet. Trupi i njeriut ka nevojë për 8 orë gjumë sepse kjo është koha e nevojshme që trupi dhe organet të pushojnë dhe ta rifillojnë aktivitetin e tyre në mënyrën më të mirë.

Përzierja me kripë Himaljane dhe mjaltë është shumë e dobishme dhe efektive në trajtimin e çrregullimeve të gjumit. Kripa Himaljane është e dobishme për dhimbjet e kokës, për funksionin e përgjithshëm të veshkave, për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme etj. Ajo mund të ndikojë në nivelet e serotoninës dhe mund të trajtojë problemet që lidhen me depresionin. Kjo kripë stabilizon nivelet e melatoninës, hormon i cili është i lidhur me gjumin.

Përzieni 5 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar me një lugë çaji kripë Himaljane. Vendosni një lugë çaji të përzierjes çdo natë nën gjuhë dhe lëreni derisa të shkrihet. Përveç se do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të rehatshëm, do të zgjoheni edhe më energjik të nesërmen./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?