Verifikime shëndetësore që mund t’i bëni vetë në shtëpi

teste ne shtepiRuajtja e lëngjeve: për të vërtetuar nëse ju mbani lëngje në trup, shtypni me gisht 3-4 pjesë të trupit, në pjesën e sipërme të kofshësh, pas kofshës, në pjesën e poshtme të këmbës dhe në bark ose krah. Nëse zona që shtypni qëndron më e bardhë se zona tjetër përreth kjo do të thotë trupi juaj mban lëngje. Këtë gjë mund ta vërtetoni edhe nëse gjunjët apo këmbët, kofshët qëndrojnë të fryra gjatë gjithë kohës.

Anemia: mungesa e hekurit është faktori që shkakton anemi.  Nëse e bardha e syve ju bëhet më e verdhë dhe nëse jeni shumë të zbehtë në fytyrë atëherë ka gjasa që jeni anemik. Depulesa e trupit, të ndjerit i lodhur gjatë gjithë kohës janë disa shenja të anemisë gjithashtu.

Intoleranca ndaj ushqimeve të caktuara: përzieni në një gotë me ujë një lugë sodë buke dhe pijeni. Nëse ju gromësini menjëherë pas kësaj është një shenjë e mirë. Vënia e një substance alkaline në stomak shkakton gaz. Nëse nuk gromësini, mund të jetë një shenjë se nivelet e acidit në stomak janë të ulëta dhe stomaku bën thithjen e të gjitha ushqimeve.

Shikimi: nëse doni të testoni vizionin tuaj ecni 20 hapa të plotë para një makine të parkuar. Shikoni nëse mund të lexoni targën me saktësi. Nëse vini re ndonjë shtrembërim apo turbullim do të thotë se keni probleme me shikimin.

Kolesteroli: për të parë nëse nivelet e kolesterolit janë të larta, shikoni lëkurën mbi dhe nën sy. A keni ndonjë shenjë të verdhë? Nëse po, këto janë depozita yndyrore që tregojnë kolesterol të lartë.

Intolerancë ndaj laktozës: nëse pas konsumimit të qumështit apo nënprodukteve të tij ndihen të fryrë ose të rënduar do të thotë se trupi juaj nuk i suporton ushqimet me laktozë.

Funksioni i mushkërive: për të testuar këtë, qëndroni rreth 30 centimetra larg një qiriu të ndezur me gojën hapur. Nëse vini re një tingull të çuditshëm kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e astmës, veçanërisht nëse keni ndjesi kollitje pas këtij testi. Nëse nuk keni asnjë simptomë pas këtij testi, do të thotë se mushkëritë nuk janë aq fleksibël sa duhet të jenë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit