Vërtetohet thënia “Një mollë në ditë mban doktorin larg!” Ja çfarë kanë zbuluar shkencëtarët

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Të gjithë e dinë shprehjen “‘Një mollë në ditë mban doktorin larg’, dhe në fakt kjo është shumë e vërtetë. Nuk ka rëndësi nëse është mollë e kuqe, jeshile apo e verdhë, ju duhet ta konsumoni atë çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur.molle

Një studim i ri ka zbuluar se konsumi i një molle në ditë ul rrezikun për vdekje të parakohshme me 35%. Femrat që konsumojnë më shumë se 100 gramë nga ky frut në ditë, një mollë e vogël, kanë probabilitet që të jetojnë më gjatë se ato që konsumojnë më rrallë.

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Australisë Perëndimore vëzhguan për 15 vite një grup pensionistësh të grupmoshës 70-85 vjeç. Të gjithë vullnetarët iu përgjigjën një pyetësori mbi mënyrën e ushqyerjes, dhe me anë të tij hulumtuesit arritën të kuptonin ndikimin që luan molla në shkallën e vdekshmërisë.

Sipas dr. Jonathan Hodgson, profesor tek Shkolla Mjekësore e Universitetit të Australisë Perëndimore, molla i bën mirë shëndetin për shkak të niveleve të larta të flavonoideve dhe fibrës, të cilat ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut, si dhe ulin rrezikun për prekjen nga kanceri.

Molla është gjithashtu një burim i mirë i magnezit, kaliumit, vitaminës C dhe flavonoideve. Këto të fundit mbajnë nën kontroll enët e gjakut, si dhe ulin rrezikun për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?