Veshkat e sëmura, çrregullimet endokrine e seksuale që sjellin

Prof. Alketa Koroshi, nefrolog

Ekzistojnë çrregullime endokrinë në IRK (insufiçienca renale kronike) kur veshkat e sëmura fillojnë ta humbasin gradualisht funksionin e tyre. Në probleme sistemi urinar veshkatpërgjithësi, edhe pas dializës ato persistojnë, por mund të përmirësohen pas transplantimit.

Së pari, dëmtohet funksioni i gjendrës tiroide. Të sëmurët kanë shenjat dhe simptomat e miksedemës si për shembull temperaturë të ulët, ulje të metabolizmit dhe rritje të yndyrnave, sidomos të kolesterolit. Ekzaminimet e bëra tregojnë që ka ulje të trijodotironinës së lirë dhe tiroksinës së lirë.

Pra, përgjithësisht studimet tregojnë për një gjendje funksionale të hipertirodizimit në IRK janë të shumta. Ka rëndësi këtu artikulimi i toksinave uremike që e frenojnë tiroiden dhe defekte të lidhjes së hormonit të tiroides me proteinë në plazmë.

Ndërmjet çrregullimeve seksuale më i rëndësishëm është infertiliteti. Përgjithësisht, kur fillon trajtimi me dializë, të gjithë të sëmurët me IRK janë sterilë, si burrat, edhe gratë. Në meshkujt ndodh atrofia testikulare dhe dëmtohet spermatogjeneza. Te gratë zhvillohet amenoreja. Vetëm një numër i vogël i tyre mund të kenë mestruacione normale.

Në rreth 50%  të meshkujve, sidomos në kohën kur fillon hemodializa, zhvillohet gjinekomastia që mund t’i detyrohet prodhimit të prolaktinës pituitare ose përdorimit të preparateve që e favorizojnë atë p.sh.: aldometi.

Në rreth 50% të burrave zhvillohet pafuqia seksuale. Si gratë, ashtu edhe burrat kanë një ulje të libidos. Veç këtyre, në IRK gjenden të rritura nivelet plazmatike të hormoneve të tilla, si: insulina, glukagoni, parathormoni, somatotropi, gastrina, prolaktina dhe renina. Duke qenë se veshka normalisht është vendi kryesor i katabolizmit të këtyre hormoneve, atëherë humbja e masës renale është shkaku i rritjes së tyre në gjak.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë