Përfaqësues të shoqatës “Together for Life”, ishin sot në qytetin e Lezhes për prezantimin e projektit “Vështroje”/ “Look at her”. Ky projekt ka në fokus fotografimin e gruas dhe vajzës shqiptare nga të rinjtë e qytetit apo fshatrat përreth.
Kristian Marku, pjesë aktive në shoqërinë civile si dhe student në gjimnazin e Lezhës, theksoi se mundësi të tilla janë tepër të vlefshme për të rinjtë e qytetit si një mënyrë e mirë për tu përfshirë në projekte, pse jo dhe për t’u stimuluar me çmime.
“Të them të drejtën unë kam plot shokë dhe shoqe në klasë dhe jashtë saj, të cilët janë vërtet të talentuar në pikturë dhe fotografi. Mëndoj se shumë prej tyre do të jenë të interesuar të jenë pjesë e fushatës, aq më tepër kur të mësojnë mbi fokusin për të cilin do të fotografojnë”, vijoi Marku.
Pas përfundimit të prezantimit nga përfaqësuesit e shoqatës, u bë një sesion pyetjesh ku gjithsecili u saqura rreth paqartësive që mund të kishin lidhur me dërgimin e fotografive apo datës kur do të shpallen fituesit.
Në përfundim, të rinjtë dhanë mesazhe të ndryshme, duek inkurajuar kështu bashkëmoshatarët të përfshihen n ëide të tilla të vlefshme për ta.
Ky projekt mbështetet nga Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri,UNDP Albania dhe UN Ëomen Albania në bashkëpunim të ngushtë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Falenderojmë për gatishmërinë dhe bashkëpunimin për organizimin e këtij aktiviteti Drejtorinë Arsimore të Lezhe, #UN Women Albania #UNDP Albania #ministriaemiqreqeniessocialedherinise


