Veshtulla, vlerat antitumoriale dhe problemet

Veshtulla ka të mira terapeutike për të mos u lënë pas dore, mes të cilave janë të njohura ato antitumoriale. Kjo bimë, me emrin shkencor viscum album, në fakt ka aftësinë të veprojë si agjent imunoterapik kundër kancerit. Veç kësaj, që nga antikiteti njihen aftësitë e saj për të ndikuar në shëndet: në rregullimin e sistemit të qarkullimit të gjakut, kundër arteriosklerozës, largon problemet gastrointestinale, ul stresin, arrin të jetë ndihmë edhe në rastet e infeksioneve të frymëmarrjes.

veshtullaTë mirat

Janë të shumta të mirat e veshtullës. Njihen të mirat që sjell kjo bimë në rregullimin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Veshtulla është efikase edhe kundër hipertensionit, sepse arrin të përmirësojë qarkullimin e gjakut në tru dhe zemër.

Ka efekt qetësues, sepse ul nervozizmin. Konsiderohet si një ilaç kundër arteriosklerozës, sepse arrin të ndikojë në krijimin e pllakave aterosklerotike, të cilat ngushtojnë apo bllokojnë arteriet. Ja pse kjo bimë këshillohet për rastet e personave që kanë pasur trombozë.

Këshillohet edhe në rastet e çrregullimeve të ciklit menstrual ose kur ka raste të menstruacioneve të shumta. Konsiderohet një zgjidhje  e mirë për të ulur shpeshtësinë e dhimbjeve reumatizmale dhe vepron si qetësues në rastet e shiatikut.

Bima në fjalë rregullon edhe problemet e stomakut (gastrointestinale), duke vepruar sidomos kundër diarresë. Është e pasur me substance të mira për shëndetin. Mund të përdoret për të luftuar sëmundjet respiratore që shkaktojnë probleme si kolla apo astma.

Të mirat antitumorale të veshtullës njihen në nivel mjekësor në Evropë që prej vitit 1925. Përdorimi i veshtullës këshillohet edhe gjatë kimioterapisë dhe në periudhën pas operacionit, për të stimuluar mbrojtjen e organizmit dhe për të rritur veprimin e ilaçeve. Kërkimet shkencore konfirmojnë se bima ka efekte sidomos me tumore si: të mushkërive, pankreasit, gjirit, shpinës, qafës së mitrës.

Të këqijat

Problemet me veshtullën nënkuptojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj disa përbërësve të bimës. Duhet pasur parasysh se mund të ketë kundërveprime me ilaçet që duhen mbajtur nën kontroll kur përdoren antikoagulant, antidepresivë apo stimulus të imunitetit.

Veshtulla ka edhe njëfarë toksiciteti që nënkupton se nuk duhet ekzagjeruar me përdorimin e saj. Në përgjithësi frutat konsiderohen më toksike se gjethet. Duhet treguar kujdes i veçcantë kur nuk duam të përballemi me efektet negative që nënkuptojnë sidomos reaksionin alergjik dhe në rastet më të këqija, shok kardiovaskular. Janë gjithnjë frutat e veshtullës ato të cilat nëse përdoren me shumicë mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit