Vetëm 2 lugë çaji nga ky vaj dhe do të reduktoni rrezikun për t’u prekur nga disa sëmundje!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

vaj vajVaji i ullirit, zë vend të rëndësishëm në dietën mesdhetare dhe aspekti kryesor i kësaj dietë përfshin konsumin e lartë të vajit të ullirit. Ky vaj përmban nivel shumë të lartë të yndyrave të mira dhe shumë studime sugjerojnë se konsumimi i vazhddueshëm i tij (2 lugë çaji çdo ditë) lidhet me reduktimin e sëmundjeve koronare të zemrës.

Antioksidantët e pranishëm në vajin e ullirit përmirësojnë rregullimin e kolesterolit dhe uljen e nivelit të LDL (kolesteroli i keq), ky vaj ka gjithashtu efekte të tjera si anti-inflamator.

Disa studime kanë treguar se vaji i ullirit mund të ndikojnë në tru dhe të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjes alcajmer. Kjo është një nga sëmundjet më të studiuara dhe shpesh shfaqet tek të moshuarit duke dëmtuar kujtesën e tyre.

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Diabetes Care” tregoi se çdo dietë mesdhetare që përmban vaj ulliri është efikase për zvogëlimin e diabetit tip II me mbi 50%. Kjo për shkak se ky caj përmban yndyrna të mira si ato që gjenden në fara dhe arra. Këto yndyrna janë thelbësore në reduktimin e rreziqeve të sëmundjeve kronike të tilla si diabeti dhe kanceri.

Vaj ulliri është një lloj yndyre i nxjerrë nga ulliri i një peme tradicionale nga pellgu i Mesdheut. Përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit janë të gjera, kjo është një arsye pse ai është quajtur “mrekullia e Mesdheut”.

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?