Vetëvaret këngëtari i Linkin Park

Chester Bennington, këngëtari i bandës së njohur të muzikës rock alternativ Linkin Park ka vdekur.

Mediat amerikane njoftojnë se 41-vjeçari Chester Bennington ka vrarë veten në banesën e tij private në Palos Verdes në Los Anxheles.

Këngëtari është gjetur i varur nga shërbimet e emergjencës, ndërkohë që menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vetëvrasjes.

Linkin Park u formua si bandë në vitin 1996 nga Mike Shinoda, Rob Bourdon dhe Brad Delson, që të gjimnazistë në atë kohë.

Chester Bennington iu bashkua bandës në mars të vitit 1999 dhe një vit më vonë banda kap majat e suksesit me albumin alternativ rock, Hybrid Theory, ku shiti mbi 4.5 milionë kopje vetëm në pak muaj.  Në 2003 nxjerrin albumin Meteora dhe menjëherë renditen në majat e klasifikimeve në SHBA, Britani dhe Australi.

Postime të ngjashme

Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
7 fruta të pasura me hekur
Raporti i UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë
VIDEO/ Përdornin medikamente të ndaluara dhe evazion fiskal 1 mln euro, bllokohet spitali privat në Tiranë
Rama publikon pamjet nga kantieri i Spitalit të Lezhës: Shumë shpejt aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët
Realizohet kranioplastika e parë në Spitalin Memorial të Fierit, Rama: Ndërhyrja i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar