Vetitë kurative të çajit nga gjethet e ullirit! Ja si ta përgatisni

Blerina Bombaj, dietologe/ Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+

Gjethet e ullirit përmbajnë substanca të cilat janë gjetur të kenë këto veti:

  • Ndalon shumimin e viruseve në qelizat e shëndetshme të organizmit të njeriut, virusin e gripit, ftohjes, meningjitit, pneumonisë, akoma edhe atë të HIV AIDS.
  • Lufton ftohjet
  • Lufton kandidën.
  • Përmirëson infeksionet e veshit, dhëmbëve dhe ato urinare
  • Lufton mikrobet kërcënuese për shëndetin

Si ta përgatisni:

Këpusni në orët e para të mëngjesit degët e freskëta të ullirit, i cili duhet të jetë i pa spërkatur. I thani në furrë për 3 orë në 60 gradë.

Preferohet tharja në furrë sepse tharja natyrale merr shumë kohë dhe mund të oksidohen polifenolët e çmuara.  Pasi është tharë, e thërrmoni dhe e vendosni për çdo kupë nga 2 lugë çaji gjethe. I hidhni ujë të valuar dhe e lini 5-10 minuta. Mund ta kombinoni me pak çaj mali për aromë.

E konsumoni 3-4 herë në ditë me mjaltë dhe pak limon të shtrydhur. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit