Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Viagra është cilësuar si “diamanti” i mjekësisë për shkak të shitjeve të pafundme të kësaj tablete në të gjithë botën. Megjithëse kjo tabletë është mjaft e popullarizuar dhe rrit performancën seksuale të meshkujve, shkencëtarët paralajmërojnë për efektet negative të saj.
Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt që përdorin këtë ilaç janë në rrezik të preken nga melanoma, një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Studiuesit në Universitetin Tübingen në Gjermani kanë zbuluar se “Sildenafil”, që shitet me markën “Viagra”, stimulon rritjen e tumoreve.
Sildenafil, që është shitur edhe me markën “Revatio”, është hedhur në treg që nga fund i viteve ’90. Shkencëtarët kanë studiuar prej kohësh lidhjet e këtij medikamenti me kancerin. Një studim i publikuar në vitin 2014, në të cilin u përfshinë 15 000 meshkuj amerikanë, doli në përfundimin se medikamenti “sildenafil” rriste dukshëm rrezikun e melanomës malinje.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


