Virozat po vazhdojnë, këshilla për të përforcuar imunitetin

Dietologia Rolina Naço jep këto këshilla për të përballuar virozat e stinës:
1) shtoni konsumin e lëngut të limonit tek gatimet tuaja, supa, sallata të freskëta,të ziera etj
2) shtoni konsumin e frutave të pasura në vitamin C portokall, mandarina, kivi etj..
3) shtoni perimet dhe frutat shumë ngjyrëshe për më tepër antioksidhues (ylberi në pjatën tuaj)
4) shtoni përdorimin e hudhrës dhe të qepës tek gatimet tuaja

Menu shembull 

Mëngjes: lëng me portokall, karotë, panxhar vezë e zier dhe bukë integrale dhe djath dhie.

Paradite: sallatë frutash dhe fruta të thata si bajame ose arra

Drekë: supë me copa mish pule, karotë, selino dhe oriz ose makarona në fund lëng me limon – vezë, sallata shoqeruese finok, portokall, ullinj, lëng limoni dhe vaj ulliri

Pasdite: kos me mjaltë, arra dhe 1 frut

Darkë: kinoa e gatuar me spinaq, kërpudha dhe djath kackavall siper dhe perime të ziera( brokoli, karrote, panxhar) me leng limoni dhe vai ulliri ose Supë si tek dreka dhe kos me koper, hudhër, vaj ulliri dhe bukë integrale dhe djath dhie!

Kujdes 
1) mos harroni të lani duart duart shpesh, sidomos para ushqimit
2) larg teshtimave dhe lani gjithmonë duart!/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi