Viruset mbushin qendrat shëndetësore! Mjekët flasin për simptoma më agresive

Edhe pse shumë nga qytetarët të prekur nga virusi i gripit, Covid apo viroza të tjera, nuk paraqiten menjëherë tek mjeku nëpër qendra shëndetësore, ka fluks të shtuar në këto ditë të para të janarit .

“Kam qenë shumë keq, me një temperaturë 37.5 për 5 ditë më dhimbje kockash , si shenja Covidi duken”, u shpreh një pacient.

Mjekët thonë se klinika që shfaqin pacientët duket më agresive, pasi pacientëve u duhet kohë të marrin veten.

“Këto ditë ka një fluks të shtuar, vijnë më kollë, ethe dhe temperaturë.  Duket një klinikë më agresive pasi zgjat më shumë në kohë dhe ka shfaqur komplikacione nga infeksionet respiratorë të sipërme dhe ato të poshtme, deri dhe infeksione urinare”, u shpreh doktoresha Jonida Diko.

Mosha më e prekur thonë mjekët janë të vegjlit dhe mosha aktive. Mjekët këshillojnë të evitohen grumbullimet dhe të respektohen kushtet  e higjienës.

“Të distancohen nga personat e infektuar, të behët kujdes me larjen e shpeshtë të duarve, të konsumohen fruta dhe perime”, u shpreh mjekja.

Këtë javë kur fëmijët u kthehen shkollave dhe kur pritet të ketë ulje të temperaturave pritet të shtohet numri i të infektuarve.

 

Burimi: top-channel.tv

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro