Vitamina A, ja efektet pozitive që jep në mushkëri!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

vitamine aPërveçse ka efekte tepërpozitive për mirëfunksionimin e organizmit ët njerit, vitamina A mundëson edhe një funksionim më të mirë të mushkërive.

Funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasi të duhura.

Vitamina A është e rëndësishme edhe për shumë aspekte të tjera të shëndetit, në veçanti për shikim.

Nëse nuk konsumohet mjaftueshëm me anë të ushqimit kjo vitaminë duhet të merret me anë të suplementeve, tabletave të pasura me këtë vitaminë.

Ushqimet më të pasura me vitamina A janë perimet me gjethe e me ngjyrë jeshile më të errët të cilat kanë dhe vlera më të larta ushqyese. Konsumi i perimeve është i domosdoshëm për të ndaluar mungesën e vitaminës A dhe hekurit.

Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për vetitë e forta antioksiduese. Veti të cilat neutralizojnë efektin e radikaleve të lira që janë substanca të prodhuara gjatë proceseve normale të organizmit, por që janë shumë të rrezikshme nëse nuk neutralizohen. Radikalet e lira mendohen se luajnë rol në sëmundjet e zemrës, plakjen dhe sëmundjet kanceroze.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?