Vitamina C dhe rëndësia saj për mbrojtjen e organizmit

Rolina Naco, Dietologe-Nutricioniste, Spitali Hygeia Tiranë

Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).

Vitamina C ndikon gjithashtu në:

  • mbajtjen në gjëndje shumë të mirë të venave të gjakut
  • absorbimin e hekurit nga organizmi
  • rekuperimin e shpejtë në rast sëmundje

Roli i Vitaminës C në mbrojtjen nga virusi i gripit dhe jo vetëm !

Kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze. Vërehet se disa nutrientë, që janë prezentë në ushqime, janë të nevojshëm për të forcuar sistemin imun në mënyrë natyrale,ndërkohë që abuzime në nutrientë si alkoli, sheqeri apo mënyra e të ushqyerit në përgjithësi, të cilat mund të ndikojnë në dobësimin e sistemit imun.

Kujdes:

Nuk duhet të mbajmë dietë kur jemi të sëmurë

Marrja e vitaminës C, në doza më të larta se normalja, rekomandohet për:

  • personat e prekur nga sëmundje të ndryshme
  • pas një ndërhyrje kirurgjikale
  • duhanpirësit e rregullt
  • femrat të cilat marrin kontraceptivë
  • personat e moshës së tretë

Vitamina C është mirë të merret 2-3 herë gjatë ditës (nga burimet ushqimore), pasi nëse e marrim në mënyrë të përqëndruar, organizmi ynë nuk arrin ta përthithë të gjithën.

Sasia ditore e rekomanduar për vitaminë C *RDA(mg/ditë)

Fëmijë: 30-60 mg/ditë

Meshkuj 14-18 vjeç: 75mg/ditë

Meshkuj 18-50+vjeç: 90mg/ditë

Femra 14-18 vjeç: 65mg/ditë

Femra 18-50+ vjec: 75mg/ditë

Gjatë shtatëzënisë: 80-85mg/ditë

Gjatë laktacionit: 115-120mg/ditë

Për duhanpirësit: +35mg/ditë

Vitaminë C (mg) në 100 g burim ushqimor:

Kivi 98 mg

Brokoli 65 mg

Luleshtrydhe 57 mg

Patate e ëmbël 56 mg

Portokalle 45 mg

Spec i kuq 45 mg

Qitro 34 mg

Domate 19 mg

Çfarë duhet të mbani mend:

  1. Gjatë ditës, për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës C, duhet të konsumoni rreth 2-3 racione me fruta & perime.
  2. Është e rëndësishme që 1-2 racionet ditore të frutave ose perimeve të konsumohen të pagatuara, pra të freskëta (fruta kokërr dhe perime të freskta në fomrë sallate). Gatimi, apo në rastet kur frutat dhe perimet nuk janë të freskëta apo qëndrojnë gjatë në frigorifer ul % e vitaminës C.
  3. Nëse konsumojmë, minimumi 5 racione perime dhe fruta në ditë, organizmi merr rreth 200mg vitaminë C.

Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë në numrin: 04 23 90 000.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi