Kryefaqja Box 6 Vitamina D thelbësore për shëndetin: Kush janë personat më të rrezikuar nga...

Vitamina D thelbësore për shëndetin: Kush janë personat më të rrezikuar nga mungesa e kësaj vitamine dhe sëmundjet që shkakton

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Vitamina D është një nga vitaminat më thelbësore të shëndetit dhe mungesa e saj mund të ju çojë në probleme të rënda shëndetësore. Baza e vitaminës D merret nga dielli (qëndrimi i ekspozuar të paktën 15 minuta në ditë në diell), nga disa ushqime si: vezët, skumbri, kërpudhat, sardelet, qumështi i sojës, tuna etj ose nga suplemente shtesë të vitaminës D.

Kush rrezikohet nga mungesa e vitaminës D?

– Të moshuarit

– Njerëzit që nuk ekspozohen shumë në diell

– Njerëzit obezë ose ata që kanë kryer bypass gastrit

– Njerëzit me lëkurë shumë të pigmentuar – lëkurë të errët

– Foshnjet e porsalindura të cilat ushqehen vetëm me qumësht gjiri, pa u dhënë atyre suplemente të vitaminës D.

– Njerëzit që vuajnë nga sëmundje të aparatit tretës të shoqëruar me keqpërthithje të lëndëve ushqyese.

Ja cilat janë efektet anësore që shkakton niveli i ulët i vitaminës D:

– Obezitet

– Nivel i ulët i sheqerit në gjak, Diabet i Tipit 2

–  Sëmundje kardiovaskulare

– Lupus

– Lindje të parakohshme tek gratë shtatzënë

–  Sëmundje inflamatore të zorrëve

–  Alopecia dhe rënia e flokëve

– Rezistencë ndaj insulinës

– Ekzemë

– Prishja e dhëmbëve

– Mosmbajtje të urinës (nevoja për të shkuar urgjent në tualet)

– Astmë

– Skizofreni

–  Depresion

– Kancer i zorrëve

– Kancer gjiri

– Kancer pankreasi

– Osteoporozë etj

Burimi: HEALTH

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here